E vërteta për mjekun e rrejshëm ne spitali ushtarak nga Shkupi? Pse u ngatërrua me person tjetër dhe kush është ai(FOTO)


Dje nëpër portale të ndryshme u plasua lajmi, kinse personi me emrin Irfan Asani, duke aluduar në drejtorin e hekurudha të Maqedonisë se ështe mjeku qe mashtron qytetarët, në spitali ushtarak në Shkup.

Irfan Asani që u prezentua në fotografi të portaleve është drejtor në hekurudhat e Maqedonisë dhe i njëjti nuk ka të bëje me informacionin e plasuar.

Portali Pa Censurë arriti të sigurojë informacione se kush është ky pseudomjek me iniciale të njejta si I.A, i cili mashtron qytetarët nga Kosova e Maqedonia duka u prezentuar si mjek në spitalin ushtarak.

I njëjti pseudo mjek I.A është i lidhur ngusht me mjekët dhe kirurgët maqedonas të këtij spitali, duke ju dhënë provizione prej 200 euro për një operacion, ndërsa pacientëve ju prezantohet se është mjek i këtij spitali.

I.A është nga fshati Radushë i Shkupit dhe i njëjti akuzohet nga pacientët për mashtrim.

Pacientët të njëjtat ankesa i kanë deleguar edhe në polici. Organet e rendit dhe hetuesia do të marrin masa për akuzat e ngritura ndaj këtij personi.

Baby Boo