E VËRTETA E FOTOS ‘NE NUK JEMI SHQIPËRIA’ QË PO BËN XHIRON E RRJETIT


Një foto e protestave në Rumani, e shpërndarë nga shumë zyrtarë të Partisë Demokratike, politikanë por dhe gazetarë, po bën xhiron e rrjetit.

Por, me një kërkim të thjeshtë në internet duket se fotoja as që ka lidhje me shqiptarët, madje fjala Shqipëri nuk përmendet gjëkundi.

Fotoja origjinale shkruan “Drejtësi, jo korrupsion” dhe është një nga sloganet e protestave të vitit 2017 në Rumani.

Siç duket njerëzit pranë Partisë Demokratike duan ta shesin si një tallje të rumunëve, me gjasë shqiptarët janë të paaftë për protesta të tilla.

Baby Boo