E veçantë: Gruaja mitrovicase mbush 107 vjet, është një nga më të vjetrit në Kosovë


Bahtije Idrizi është një nga personat më të vjetër në Kosovë.

Gruaja nga Mitrovica ka mbushur sot hiç më pak se 107 vjet, shkruan “Jepi zë”.

Bahtija është gjyshja e drejtoreshës në Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizit.

“Gëzuar ditëlindjen gjyshja ime. Ti, që ke mirësi e dashni për krejt botën, festofsh me zemrën plot dhe e rrethuar me dashni edhe sa të dojë zemra. Të paçim të shëndetshme dhe gjithmonë të buzëqeshur, shpirti jonë i bardhë. Sa të bekuar jemi që të kemi oj zemër e madhe, që na falë aq shumë mirësi, mësime e dashni.
Të dua më shumë se shumë. Gëzuar 107-shi 💙💎🌺🎉”, ka shkruar Idrizi.

Baby Boo