Kurti e Zaev pa maska – Thyjen rregullat antiCOVID


Pas intonimit te himneve të të dyja shteteve, dhe pas parakalimit para gardës kombëtare të Maqedonisë së Veriut, kryeministri Zoran Zaev dhe homologu i tij nga Kosova, Albin Kurti, kanë përshëndetur ministrat e tyre.
Përshëndetjen, ashtu siç e bënë edhe ministrat në fillim, e bënë edhe kta, pa respektuar masat antiCOVID, duke shtrënguar duart.

Por tek të dy kryeministrat, u vërejt edhe mosmbajtja e maskës, edhe kjo një nga masat kryesore antiCOVID. Përveç këtyre masave në këtë ceremoni u vërejt se nuk është respektuar as distanca sociale.
Pas pak, fillon mbkedhja e të dy qeverive, ku pritet për nënshkrim të marrëveshjeve për bashkëpunim mes të dyja vendeve./ Alsat.mk

Baby Boo