E turpshme: Ylli i Kombëtares ia la dhuratë këpucët tifozit të veçantë të Kosovës, sigurimi ia vodhi


Tifozi i veçantë i futbollit kosovar, Avdullah Berisha – Evi, pretendon që sigurimi i stadiumit “Fadil Vokrri”, ia ka vjedhur një palë këpucë të dhuruara nga portieri Arijanet Muriq.

Pas ndeshjes ndaj Anglisë, ishte portieri Arijanet Muric ia la këpucët e tij si dhuratë Evit.

Portieri ia dha ato njërit prej personave të sigurimit të ndeshjes, me porosinë për t’ia dhënë ato Evit, i cili po i priste jashtë.

Megjithatë, sipas Evit, sigurimi nuk ia ka dorëzuar duke e lënë tejet të zhgënjyer.

“Muriç më pyeti nëse i mora këpucët sportive, pasi që atë dhuratë ia dha sigurimit të ndeshjes për të ma përcjell mua”.

“Megjithatë, sigurimi i ka mbajtur ato për vete dhe nuk m’i dha. Sigurisht që jam shumë i zhgënjyer”, ka thënë ai për Gazetën Olle.

Evi e ka dërguar edhe bashkëbisedimin me Arjanetin në rrjetin social Instagram.

Baby Boo