E turpshme: Infermieri shqiptar i vjedh kartën e bankomatit pacientit që vd*iq nga koronavirusi


Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një infermier shqiptar është kapur në flagrancë gjatë vje*dhjes së një pacienti që kishte v*dekur nga coronavirusi.

Infermieri 41-vjeçar me banim në Boltiere i vodh*i kartën e bankomatit një 66-vjeçari të prekur nga Covid-19, duke ia zbrazur më pas të gjithë llogarinë. Sipas autoriteteve italiane ngjarja e shëmtuar ndodhi në 13 mars, dhe shqiptari arriti të marrë plot 6,000 euro nga llogaria e të ndjerit.Në p*ranga është vënë edhe e fejuara e infermierit shqiptar, një 21-vjeçare. Gjendja e pacien*tit me coronavir*us u rëndua në 16 mars, ndërsa në 18 prill ai ndërroi jetë. Ishin familjarët e vikt*imës ata që vunë re mungesën e parave dhe denoncuan në rajonin policor Romano di Lombardia (Bergamo). “Një histori e shëmtuar, në një moment t*ragjik, një abu*zim i kryer ndaj një vik*time të pafuqishëm” e komentoi ngjarjen komandanti i policisë lokale.

Baby Boo