Bekim Sali takim pune me Ambasadoren e Gjermanisë


Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali sot kishte takim punë me Ambasadoren e Gjermanisë në vend Anke Hollshtajn ku biseduan rreth vazhdimësisë së bashkëpunimit të dy vendeve në fushën e shëndetësisë posaqërisht në mbështetjen e Gjermanisë vendit tonë në perballjen me krizën e Covid-19.Gjithashtu ministri Sali falenderoi ambasadoren për angazhimin e saj personal dhe mbështetjen shtetit gjerman vendit tonë.

“Mbështetja e Ambasadës Gjermane vazhdon për përballimin e krizës së COVID-19 dhe sfidave të tjera shëndetësore. Këto ishin disa nga temat e takimit të sotëm me ambasadoren gjermane në vendin tonë, Anke Holshtain, të cilën e falënderova veçanërisht për angazhimin e saj personal dhe mbështetjen që kemi nga Gjermania për sektorin e shëndetësisë që nga fillimi i krizës së COVID-19. Në kuadër të programit të projekteve të ndihmës së vogël, Klinika për Sëmundje Infektive, KARIL dhe Klinika për Neurokirurgji janë pajisur me pajisje mjekësore, si dhe pajisje mbrojtëse personale për profesionistët shëndetësorë në vlerë prej dy milionë e gjysmë denarë. Gjithashtu, me mbështetjen e Ambasadës Gjermane, janë siguruar 72 mijë teste të shpejta antigjene dhe gjatë gjithë periudhës së kaluar janë përfshirë drejtpërdrejt me asistencë teknike në aktivitetet për përballimin me sukses të krizës. Ne ramë dakord që ta vazhdojmë këtë bashkëpunim, si në përballjen e sfidave të pandemisë, ashtu edhe në segmente të tjera dhe takimi i sotëm është një hap përpara në përparimin e mëtejshëm të sistemit shëndetësor, deklaroi Bekim Sali Ministër i Shëndetësisë”.

Baby Boo