E turpshme: Deputetët nënshkruhen sa për mëditje dhe ikin nga seanca


Për seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës janë nënshkruar gjithsej 114 deputetë por përgjatë seancës ka pasur largime masive të tyre. Derisa seanca po vazhdon, në Kuvend kanë mbetur vetëm 32 deputetë. Aty nuk është asnjë ministër.

Deputetët e Kosovës vazhdojnë të mashtrojnë. Ata nënshkruhen në fillim të seancave sa për t’iu shkruar mëditja dhe menjëherë largohen nga aty.

Albert Krasniqi nga KDI ka publikuar një fotografi nga salla e Kuvendit ku shihen vetëm 32 deputetë dhe asnjë ministër.

Ndërsa, Krasniqi tregon se janë nënshkruar 144 deputetë.

Baby Boo