Dy figura të reja në krye të jetës britanike


Pas disa orësh në Mbretërinë e Bashkuar do të shënohet një moment i jashtëzakonshëm: Kryeministrja e re, Liz Truss, e cila ka marrë detyrën për rreth 72 orë do të ketë takimin me Mbretin Charles III, mbretin e ri për më pak se 24 orë.

Ky do të jetë një moment i madh në historinë britanike. Nuk ka dyshim se gjërat do të jenë ndryshe. Mbretëresha u bë monarke në një moshë kaq të re, ndërsa mbreti Charles ishte i pari në vijën e fronit për dekada dhe foli publikisht për pikëpamjet e tij. Vetë Mbreti Charles ka thënë se aktivizmi i tij do të ndalonte në momentin kur ai u bë monark.

Ky do të jetë një moment ku marrëdhënia midis Kurorës dhe Kryeministres do të ndryshojë – në kuptimin që britanikët do të kenë dy figura të reja në krye të jetës britanike. Ndyshime të mëdha pritet që të vijnë në jetën britanike, megjithatë përbërja kushtetuese do të mbetet e njëjtë./tvklan.al

Baby Boo