E shkuara e errët e shqiptarit që vrau vajzën se doli me shoqet


Petrit Lekaj, i cili vrau vajzën e tij 20-vjeçare Sabrina Lekaj, ishte dënuar me burg njëzetë vite më parë. Të hënën, ai u paraqit në gjykatë përmes një lidhjeje telefonike dhe rikonfirmoi se e konsideron veten fajtor.

Ai qëlloi disa herë me thikë të bijën në makinën e saj thjesht sepse një natë më parë kishe dalë me shoqet. Babai u gjet në sediljen pranë të bijës, me plagë të rënda në stomak. Ai u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore ku edhe i mbijetoi plagëve. Ngjarja tragjike ndodhi në Adelaide, Australi më 21 korrik.

The Advertiser publikoi të shkuarën kriminale të Lekaj. Sipas artikullit, ai ishte dënuar në gusht të vitit 1996 për përfshirjen në tregtimin e një substance të ndaluar. Ai akuzohej për shitje heroine. 49-vjeçari duhet të kalonte dy vite në burg, por koha u shkurtua me gjashtë muaj.

Baby Boo