Shaqir Fetahu nuk lëvizi asnjë gurë për akreditimin e Medresesë ”Isa Beu”


BFI si institucion i rëndësishëm tashmë prej disa kohësh ka një drejtues të ri Shaqir Fetahu por gjërat kanë mbetur në vendnumëro. Ai erdhi plot bujë duke zëvendësuar Sulejman Rexhepin por akoma nuk ka ndryshuar aspak imazhi i institucionit që e drejton duke mos lëvizuar asnjë gurë nga e kaluara.

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, reis.ulema h.hfz. Shaqir efendi Fetai që në kohën kur ishte Ministër i Arsimit Arbër Ademi, zhvilloi një takim me të ku u fol në vecanti për medresenë “Isa Beu” në Shkup ose më saktë rreth intitucionalizimit shtetërorë të saj.

Atë kohë gjatë takimit u bisedua për akreditimin e shkollës së mesme në Shkup gjegjësisht medreseja “Isa Beu” por që fatkeqësisht akoma kjo cështje ende nuk është finalizuar. Rruga drejt finalizimit të kësaj cështjeje nuk u gjet kurrë deri sot e kësaj dite dhe kjo shkollë nuk fitoi kurrë statusin e merituar në sistemin nacional arsimorë. Nxënësve që do të kryenin arsimimin në këtë shkollë do tu mundësohej arsimimi edhe në institucionet e larta arsimore dhe kështu do te tejkaloheshin sfidat që ka ky institucion i mesëm fetarë.
Ndryshe të përkujtojmë se Qeveria në fakt ka dhënë participim finansiarë për Fakultetin e Shkencave Islame që ka të bëjë me lehtësimin e finansiar të BFI-së dhe Fakultetit të Shkencave Islame./TetovaSot/

Baby Boo