E rëndë: Vdes 24 vjeçari shqiptar në një aksident në Itali


Një 24 vjeçar shqiptar ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Itali. I riu Florenc Kasa, natën e djeshme ka humbur kontrollin e makinës së tij të tipit “BMW” doli nga rruga një kryqëzim në Ancona duke u përplasur me mbrojtëset anësore.
Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri makina u përmbys si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe përplasjes së fortë.
24-vjeçari ndërroi jetë në vend, pasi goditjet ishin fatale.

Baby Boo