Derkoski: Jemi të gatshëm për zgjedhje, por nevojitet stabilizim i situatës me coronavirusin


Partitë politike duhet ta informojnë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve në kohë për datën e zgjedhjeve, në mënyrë që Komisioni të mund të organizojë zgjedhje të ligjshme.

Këtë e kërkoi kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski, pas zërave në opinion se mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në qershor ose në fillim të korrikut. Ai thekson se pjesëmarrësit në procesin zgjedhor duhet të ulen dhe të bien dakord për ditën e zgjedhjeve, por në të njëjtën kohë t’i kushtojnë vëmendje momenteve që dalin nga kriza me koronën. Ai thotë se në dy muajt e fundit, KSHZ ka marrë raporte për persona të vdekur, qytetarë të rinj me moshë të rritur, që duhet të përfshihen në listë, pastaj ndryshime të adresave ose letërnjoftimeve. Ndryshime ka edhe në Këshillat Zgjedhor dhe Komisionet Komunale Zgjedhore.

“KSHZ do t’i zhvillojë zgjedhjet ashtu siç kërkohet me ligj, por duhet të tregohet kujdes për momentet që dalin nga kjo krizë, sepse duhet të arrihet një situatë e qëndrueshme në vend, në mënyrë që të organizohen zgjedhje normale -deklaroi Oliver Derkovski, Kryetar i KSHZ.

OBRM-PDUKM edhe sot thotë sot se zgjedhjet nuk janë prioritet për ta, megjithëse është e qartë për qytetarët se ata në zgjedhje do ta shkelin LSDM-në në çdo kohë.

“Në kushtet kur kemi de fakto një situatë të krizës në vend, një nga tre prioritetet e para të OBRM-PDUKM-së nuk është që të mbahen zgjedhjet parlamentare. “Para së gjithash, le të luftojmë për shëndetin e njerëzve, le ta kthejmë ekonominë në rrugën e duhur, dhe pastaj mund të mendojmë për zgjedhjet – tha Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM.

Nga BDI me qëndrimin se janë gati për zgjedhje në çdo kohë, pavarësisht nëse ato mbahen gjatë verës apo në vjeshtë.

“Prioriteti ynë absolut është shëndeti publik dhe mposhtja e Covid 19, për të siguruar kushte normale të jetesës. Zgjedhjet kanë rëndësi dytësore dhe mund të mbahen pasi të jenë krijuar kushtet për realizimin e sigurt të së drejtës demokratike të çdo qytetari, kurdo që të mbahen ato – u shpreh Artan Grubi, BDI.

Nga LSDM thonë se ata janë të përqendruar në mbështetjen e institucioneve në luftën kundër koronavirusit. Nga kjo parti thonë se infeksioni duhet së pari të vihet nën kontroll, dhe pastaj kur shoqëria dhe shteti të jenë gati, ata do të diskutojnë për zgjedhjet.

Baby Boo