E rëndë: Nëna kosovare i shkon djalit në shtëpi, ai e sulmon dhe tenton ta ngulfas


Një rast i dhunës në familje është raportuar sot në Polici nga një nënë 88-vjeçare, e cila e ka denoncuar djalin e saj që i ka shkaktuar dhunë para disa javësh. Për shkak të moshës, ajo s’ka arritur që të shkojë në Polici deri më sot.

Sipas burimeve të Sinjalit, ky rast ka ndodhur më 2 prill, në shtëpinë e djalit të viktimës, ku kjo e fundit kishte shkuar pasi s’jeton me të.

Nëna e cila jeton e vetme në Prishtinë, u nis për te shtëpia e djalit, por aty ai e ‘priti’ me dhunë e ofendime. I njëjti, e ka sulmuar nënën fizikisht dhe ka tentuar ta ngufas me shallin që ajo e kishte të vendosur.

Pas marrjes së deklaratës nga viktima, me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti si “dhunë në familje”.

Baby Boo