E RËNDË në Elbasan! Burrë e grua gjenden të vdekur në shtëpi


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të pajetë në banesë.
Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Gjegjan të Elbasanit.

Të moshuarit, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, kanë humbur jetën si pasojë e asfiksimit, pasi në banesën e tyre ka rënë zjarr, që dyshohet se është shkaktuar nga bombola e gazit, shkruan Bw.

Mësohet se zjarri ka rënë në paradhomën e banesës ku fillimisht janë djegur kolltuqet dhe divanët që kanë mbyshur me tym gjithë ambientet e tjera.

Viktimat janë gjetur të mbyllur në banesën e tyre dykatëshe, ndërkohë që çifti rreth të 60-ve jetonte vetëm.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Baby Boo