E rëndë në Durrës, gruaja bie nga kati i 7 dhe ndërron jetë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës. Një grua rreth 50 vjeçe ka rënë nga kati i 7-të i një pallati në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar.

Ajo ka humbur jetën menjëherë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Ende nuk dihet nëse gruaja është rrëzuar aksidentalisht, ka bërë vetëvrasje apo është shtyrë.

Hetimet e policisë do të zbulojnë dhe shkakun. Mësohet se, vdekja ka qenë e menjëhershëm dhe policia ka mbërritur në vend ngjarje për të hetuar të gjithë dinamikën se si ndodhi tragjedia.

Baby Boo