E rëndë: Gjuetari vritet me armë, nga qeni i tij


Ozgur Gevrekoglu, një 32-vjeçar turk vdiq tragjikisht pasi u qëllua aksidentalisht nga qeni i tij gjatë një ekskursioni gjuetie në Rrafshnaltën Kizlan,Turqi fundjavën e kaluar.

Teksa 32-vjeçari ishte duke u bërë gati të kthehej në banesë pas ekspeditës me miqtë, dhe ishte duke futur armët në makinë, qeni i tij të përkëdhelur, i cili ndodhej në bagazhin e makinës, prek me putra pa dashje këmbëzën e pushkës së gjahut, ende të mbushur, duke bërë që arma të godiste gjuetarin nga një distancë e afërt.

Megjithëse u dërgua me urgjencë në Spitalin Shtetëror të Alaçam, 32-vjeçari nuk ia doli dot.

Trupi i tij më pas u transferua në kryeqytetin shtetëror të Samsunit për një autopsi, ndërsa një hetim është duke u zhvilluar për detajet rreth vdekjes së burrit, e cila ndodhi vetëm 10 ditë pasi ai ishte bërë baba.

Është e paqartë se cili qenush ishte përgjegjës për shkrepjen fatale pasi Gevrekoglu kishte disa, dhe madje në foton e tij më të fundit, 32-vjeçari shfaqet i qeshur, në natyrë dhe mbante një tufë zogjsh të ngordhur me njërën dorë dhe përkëdhelte një qen me tjetrën.

Baby Boo