E quajti fallco, Lediana i kundërpërgjigjet Melisës duke e prekur në pikën e dobët


Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Melisa Lleshi, së fundi ishte e ftuar në një intervistë në “Roped with Olsi”, ku foli rreth pjesëmarrjes në emision dhe lidhjen me Andin.
E pyetur se kush i dukej personi më falso nga konkurrentët e “Përputhen”, ajo përmedi Ledianën.

“Dhe sa për ata që japin intervista dhe akuzojnë se jam fallco, të shikojnë veten e tyre sepse Ledjana nuk përmend mamin e babin për t’u viktimizuar në program e as nuk shes veten për karrierë e për asgjë. Në intervista mund të flisni për veten tuaj, jo për vërtetësinë time se jeni askushi”, ka shkruar ajo.

Por, ajo nuk u ndal me kaq dhe me një postim ironizoi me faktin që Melisa tashmë është bërë këngëtare.
Lediana ka kërkuar në Google me titullin “Si të bëhesh këngëtar nga “Përputhen”?”.

Baby Boo