E PËRPLASI TRENI NË DURRËS TEKSA SHPËTONTE QENIN, FAMILJA E KOSOVARIT KËRKON NDIHMË


Para disa ditë ditësh newsbomb.al raportoi për një aksident të rëndë në Durrës, pasi një person u përplas nga treni teksa ishte futur në shina të shpëtonte qenin.

Ditën e sotme, aktivisti Sazan Guri ka qenë në Spitalin Ushtarak në Tiranë për të takuar burrin e aksidentuar dhe familjen e tij.

Në një postim Guri kërkon ndihmën e qytetarëve për t’ i siguruar një shtëpi familjes së burrit të aksidentuar, pasi ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë, e ndërsa familja duhet t’ i qëndroj pranë por u nevojitet një shtëpi në kryeqytet.

Sakaq, pavarësisht gjendjes së rëndë për shkak të goditjes në pjesën anësore të kokës, mjekët kanë siguruar familjarë se burri do të bëhet mirë por do t’ i duhet kohë.

POSTIMI I PLOTË:

Te nderuar Miq te FB, vecanerisht ju dashes te qenieve me ndergjegje te ulet, do te doja te ndaja me ju mundesine e ndihmes per nje person nga kosova, i cili ndodhet ne spitalin e ushtarak te traumave, per shkak se kerkoi te shpetonte nje qenush te vogel prane shinave te trenit, por qe treni e goditi ne pjesen anesore te kokes, dhe aktualisht ndodhet shume rende ne kete spital. Nga vizita qe i beme dhe biseda me doktorin, kuptuam qe njeriu i sakrifices do t’ja hedh, por i duhet kohe, nderkohe qe familjes i duhet nje dhome me qera diku ne Laprake. na duhet te mendojme sesimund ta ndihmojme, aq sa. do jemi ne kontakt,per cdo inisiative..

Baby Boo