‘E morre serbin’, Adelina Tahiri i përgjigjet e nervozuar njërit nga fansat e saj


Adelina ka filluar të rrëfehet për jetën e saj dhe raportin me burrin e saj.

Meqë martesa e saj me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjozha Markov bëri bujë të madhe në media, Adelina reagoi për herë të parë publikisht.

Ajo tregoi se është ndjerë shumë keq në atë kohë pasi të gjithë njerëzit e ofenduan, duke thënë se është martuar me serb.

Megjithatë, Tahiri njëherë e përgjithmonë ua mbylli gojën të gjithëve.

“Burri im nuk është serb, ai është i përzim, është maqedon por çfarë ka lidhje, gjyshen e ka nga Korça, Meghan e mori Prince Harry e su bë tragjike kurse unë”, shprehet ajo.

Ata tashmë gëzojnë jetë të lumtur pavarësisht kritikave që kanë marrë nga njerëzit.

Baby Boo