Ahmeti nuk është për zgjedhje të parakohshme, porositi për afrim të qëndrimeve mes partive

“Zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje”, kështu deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas koktejit të organizuar për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, në të cilin morën pjesë, diplomatë, ambasadorë dhe funksionarë të BDI-së, njofton Portalb.mk.

Baby Boo

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë zgjidhje për situatën momentale të shtetit”, tha Ahmeti, pasi opozita ashpër kundërshton zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së me shumicë absolute, pra me 61 vota, në vend se me shumicë të kualifikuar, apo me 81 vota.

Opozita gjithashtu kërkon edhe qeveri teknike për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe referendumit. Në lidhje me atë se çka nëse nuk ka sukses referendumi, Ahmeti tha se “Maqedonia nuk ka mundësi tjetër, pos anëtarësimit në NATO”.

Në lidhje me takimin e liderëve që do të ndodh sot, Ahmeti tha se të gjithë faktorët politik në shtet duhet që t’i mbledhin format dhe t’i afrojnë qëndrimet.

Kryetari i BDI-së, në lidhje me propozim-ligjin për ndryshim të Kodit Zgjedhor konfirmoi se ngelin mosmarrëveshjet me opozitën.