E mitura nga Lipjani largohet nga shtëpia, babai kupton më pas se është martuar


Një burrë nga Lipjani ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe se më pas ka kuptuar se është martuar me një të mitur.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se dy të miturit janë intervistuar në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

Në konsultim me prokurorin për të mitur, vik*timën e ka marrë familja e saj, kurse i dyshuari është liruar.
“Lipjan 27.02.2021-13:15. Ank*uesi mashkull kosovar raporton se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer ,dhe më pas kishte kuptuar se ishte martuar me të dys*huarin e mitur mashkull kosovar. Të njëjtit janë intervistuar në prezencën e zyrtarit QPS-së. Në konsultim me prokurorin për të mitur vi*ktimën e ka marrë familja e saj, kurse i dy*shuari është liruar. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Baby Boo