E ka kthyer banesën në qendër për shpërndarje të narkotikëve!


Një shqiptar është vënë në prangat e policisë në Fermo, pasi gjatë kontrollit i është konfiskuar më shumë se një gjysmë kile kokainë, duke çuar në pranga një shqiptar.

Sipas mediave italiane ai u përpoq më kot të hiqte qafe një dozë kokainë që kishte me vete edhe çelësat e apartamentit, bazë e fshehtë operacionale, por nuk ja ka dalë mbanë.

Agjentët më pas, bastisën dhomat në banesë duke ushtruar kontrolle të imtësishme, ku u gjetën rreth 630 gram kokainë si dhe 3 doza të gatshme për trafikim. Gjithashtu, u gjetën pajisje për paketimin e drogës.

Sasia e drogës së kapur, do të “prihej” në rreth dy mijë doza duke i sjellë atij një fitim prej 50 mijë eurosh. Shqiptari është arrestuar për veprën penale të posedimit me qëllim të shitjes së kokainës si dhe për qëndrim të parregullt në territorin italian.

Ndërkohë nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit të arrestuar.

Baby Boo