‘E hupi kontrollen, e hupi’: Djuriç nuk mund të kontrollojë emocionet, kur Vuçiç tregon se i kanë fituar zgjedhjet (VIDEO)


Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, edhe një herë është bërë ‘i famshëm për gjestet e tij’ në rrjetet sociale, sidomos në raport me shefin e tij.

Dhe kësaj radhe ai është kapur nga kamerat, derisa shefi i tij, Aleksandar Vucic, tregonte se ata kanë fituar zgjedhjet në Serbi, përcjell Telegrafi.

Madje, Djuric, siç edhe shihet në një video të publikuar nga Al Jazeera, nuk mund të kontrollojë emocionet e tij.

Ndryshe, në videon e publikuar shihet se kjo nuk është hera e parë kur Djuric ‘nuk i kontrollon emocionet’, pasi ai shihet edhe në raste të tjera “duke e humbur kontrollen, përsëri dhe përsëri”.

Baby Boo