Krerë fetarë në Maqedoni thirrje qytetarëve


Krerë fetarë në Maqedoninë e Veriut i kanë bërë thirrje qytetarëve që t`i respketojnë masat kundër koronavirusit Covid-19.

Në një komunikatë të përbashkët të nënshkruar nga Kreu i KOM-it z.z Stefani, u.d Kreu i BFI-së Shaqir Ef. Fetahu, Peshkopi i Shkupit Kiro Stojanov, Kryetarja e Komunitetit hebraik Romano Nikoliq dhe Përfaqësuesi i Kishës Evangjeliste – metodiste Marjan Dimov apelojnë që tash është koha që secili individ duhet të kujdeset dhe të jep kontributin personal në përballjen me situatën e krijuar.

“Masat duhet t`i respektojmë vazhdimisht, në hapësiar të jashtmë e të brendshme, në temujt fetar, nëpër shtëpitë dhe në sipërfaqet publike. Në këto kohëra të jemi të fortë dhe të vetëdijshëm se sfidat vijnë për shkak të rishqyrtimit personal dhe përforcimit të besimit” – thuhet në thirrjen e krerëve të komuniteteve fetare.

Baby Boo