“E premtja, dita që të zbatohet xhihadi”-ish shefi i Hamasit i bën thirrje popujve fqinjë të luftojnë kundër Izraelit


Ish-shefi i Hamasit, Khaled Meshaal, ka bërë thirrje për protesta në të gjithë botën myslimane të premten në mbështetje të palestinezëve dhe ka kërkuar që popujt e vendeve fqinje t’i bashkohen luftës kundër Izraelit.

“[Ne duhet] të dalim në sheshet dhe rrugët e botës arabe dhe islame të premten,” tha Meshaal, i cili aktualisht drejton zyrën e diasporës të Hamasit, në një deklaratë të regjistruar dërguar Reuters-it.

Meshaal, i cili është me lokacion në Katar, tha se qeveritë dhe popujt e Jordanisë, Sirisë, Libanit dhe Egjiptit kanë për obligim të mbështesin palestinezët.

“Fise të Jordanisë, bijtë e Jordanisë, vëllezër dhe motra të Jordanisë… Ky është momenti i së vërtetës dhe kufijtë janë afër jush, ju të gjithë e dini përgjegjësinë tuaj”, tha Meshaal.

Jordania dhe Libani janë shtëpia e numrit më të madh të refugjatëve palestinezë.

Thirrja e tij për tubim erdhi pasi Izraeli u zotua të përshkallëzojë përgjigjen e tyre ndaj sulmeve të Hamasit me ofensivë tokësore.

“Për të gjithë dijetarët që mësojnë xhihadin… për të gjithë ata që e studiojnë, ky është momenti për zbatimin (e teorive)”, tha Meshaal.

Baby Boo