E dhimbshme: Dy fëmijët që i mbyti sot treni në Gjermani, ja kush ishin duke shkuar


Një tragjedi ka ndodhur sot në Gjermani ku për pasojë kanë mbetur të vdekur dy kosovarë. Dy të rinj kosovarë kanë humbur jetën sot tragjikisht në Gjermani. Ata u go*ditën nga treni nga ku nuk arritën t’u mbijetonin pla*gëve të marra. Rasti ka ndodhur afër Mynhenit në Gjermani në vendin e quajtur Bruckberg.

Dita e zakonshme që kishte nisur sot u shndërrua në zie për familjen Arifaj nga Ratishi i Epërm i Deçanit.
B.Arifaj dhe H.Arifaj u go*ditën sot për vdekje derisa po tentonin të kapnin trenin i cili ishte në stacion.

Sipas raportimeve nga mediat bavareze vik*timat ishin në nxitim për të kapur trenin i cili i dërgonte për në shkollë. Rreth orës 7.15 ata tentuan ta kapin trenin duke kapërcyer barrierat mes shinave të trenit nga ku më pas edhe u goditën nga një tren që ishte nisur për Mynih. Policia tani ka nisur intervistimin edhe të dëshmitarëve përfshirë studentët e tjerë që ishin të pranishëm aty. Si shkak i kësaj ngjarjeje tragjike stacioni i trenit do të qëndrojë i mbyllër deri në pasditen e vonë.

Sipas raportimeve të mediave gjermane drejtuesi i trenit deshi të fillonte një frenim emergjence por që ishte vonë.
Menjëherë pas këtij rati ministria e Punëve të Jashtme u vu në kontakt me ambasadën e Kosovës në Berlin dhe me Konsullatën në Bavari në tentim për t’u sqaruar se si erdhi deri tek kjo tragjedi. Për rastin reagoi edhe ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj e cila u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.

Baby Boo