E dhimbshme: 3-vjeçari mb*ytet në kanal derisa i ushqente shotat


Një vogëlush 3-vjeçar është mb*ytur në një kanal me rrjedhë të shpejtë të ujit pasi ra në të kur ishte duke u dhënë ushqim shotave në Berkshire të Britanisë.

Dylan Milsom dhe nëna e tij Shelley Nardini ishin afër kanalit të quajtur “Kennet and Avon” në Berkshire, kur fëmija ra në kanal rreth orës 14 të së shtunës.

Nëna e fëmijës kërceu në ujë në përpjekje për ta shpëtuar atë por rrjedha e ujit e kishte dërguar mbi një kilometër më poshtë para se të nxirrej nga uji nga disa punëtorë.

Fëmija dhe nëna u dërguan në spital por djali vd*iq, ndërsa gruaja është duke u trajtuar dhe ndaj saj nuk janë ngritur dyshime për vepër penale.

Baby Boo