E dashura e djalit të Trump infektohet me koronavirus


Edhe njëherë Shtëpia e Bardhë vihet nën rrezik nga koronavirusi, kjo pasi të premten u bë publike se një anëtar i stafit të fushatës elektorale të Donald Trump dhe e dashura e djalit të tij Donald Trump Junior, Kimberly Guilfoyle, kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

Të dy kanë bërë testimet dhe kanë rezultuar me koronavirus në Dakotën e Jugut, përpara se Trump të mbante fjalim për Ditën e Pavarësisë në malin Rushmore.

Ndërkohë djali i Trump, Trump Junior, ka rezultuar negativ. Lajmi u publikua në ditën kur 7 shtete të Amerikës shënuan një numër rekord rastesh të reja.

Alabama, Alaska, Idaho, Mississippi, North Carolina, South Carolina dhe Tennessee, shënuan një rekord rastesh pozitive në një ditë të vetme, në një total prej 53.483 rastesh në mbarë SHBA.

Baby Boo