Sali: Këtë mëngjes u tranplantua edhe një veshkë tek personi me dializë


Në Klinikën e Urologjisë, në orët e hershme të mëngjesit është realizuar transplantimi i dytë i veshkës, pasi të shtunën në mbrëmje familja e një djali të ri i cili vdiq nga sulmi në kokë u pajtua që të donojë organet e tij. Përskaj veshkëve, ekipi i ortopedisë ka bërë edhe eksplantimin e indeve eshterore, mëson Pa Censurë.
‘Dy pacientë të ri me sëmundje të veshkëve që ishin në dializë kanë fituar shansë për jetë. Edhe disa pacientë me sëmundje malinje dhe lëndime traumatike, që trajtohen në Klinikën për ortopedi, javën tjetër do të fitojnë mundësi tu implantohen indet kockore. Faleminderime të mëdha familjes e cila në momente të vështira të jetës së styre vendosi të shpëtojë jetën e dikuj tjetër. Bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre, e respektojmë vendimin e tyre dhe falendërojmë për gjestin. Në javët para nesh disa pacientë me sëmundje të rënda do të fitojnë shansë për jetë” u faleminderua ministri Bekim Sali, shkruan PA CENSURË.
Ky është transplantimi i dytë nga fillimi i vitit 2022, ndërsa i 12 nga maji i vitit 2022, prej kur Programi për transplantim i MSH-së, po zgjerohet.

Baby Boo