E çuditshme/I burgosuri i vjedh armën policit e plagos dhe ikë nga burgu


I burgosuri Bekim Memeti, i dënuar me burg për vrasje, të cilin duhet ta vuante në Idrizovë deri në vitin 2040, gjatë arratisjes mbrëmë ka plagosur një polic të burgut, të cili ia ka marrë nga brezi pistoletën e shërbimit.

Memeti është dënuar për një vrasje të kryer në Tetovë. Arratisja ka ndodhur gjatë natës në autostradën për Shkup.

“Me 12 janar në ora 23:20, katër punonjës të Policisë së Burgjeve, të cilët ndodheshin në një furgon Ford Transit të Policisë së Burgut, kanë kërkuar ndihmë nga zyrtarët policorë të SVR Shkup. Sipas raportimit të tyre, teksa po kryenin transportin e të dënuarit B. M. nga KPU Idrizovë në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza”, në autostradë i dënuari ia ka marrë armën shoferit I. H. (punonjës i Policisë së Burgjeve), e qëlloi dhe e plagosi. Më pas i dënuari është arratisur me një automjet pasagjerësh Audi. Punonjësi i lënduar i Policisë së Burgjeve është dërguar në Qendrën Emergjente për ndihmë mjekësore. “Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Memeti si dhe ndihmësit nga “audio-ja” janë në arrati dhe policia është në kërkim të tyre.

Nuk ka detaje se si vrasësi ka mundur të vjedhë armën dhe se si ishte planifikuar arratisja./skd.mk

Baby Boo