Xhaferi caktoi seancën për shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinës


Për më 10 shkurt 2022 është caktuar seanca plenare e 62-të me radhë ku në rend dite është edhe Ligji për ndryshimin e ligjit për Qeveri.

Ndryshimet e këtij ligji kanë të bëjnë me shfuqizimin e Qeverisë teknike e cila doli nga Marrëveshja e Përzhinës e që kërkohet nga opozitarja VMRO-DPMNE.

Kujtojmë se në seancë plenare të fundit deputetët opozitarë kritikuan kryeparlamentarin Talat Xhaferi se pse nuk e kishte futur në rend dite edhe këtë Ligj, ai tha se ende përkthehet nga shërbimet, transmeton TV21.

Baby Boo