E br*aktisur dhe keqtrajtuar në shtëpitë e kujdesit në Maqedoni – Familja Ismail i rikthen jetën dhe dashurinë vogëlushes me vonesa në zhvillim


Ndërsa 8 vite më parë kjo vogëlushe me vonesa në zhvillim po kalonte një jetë të tmerrshme në një nga shtëpitë e përkujdesit në vend, familja Ismaili po merrte vendimin që të pranonte edhe një tjetër anëtar në familje, një fëmijë që kishte nevojë për dashuri. Humbja e katër fëmijëve dhe kalimi i një operacioni të vështirë që i pamundësuan zonjës Majmire të mund të vazhdonte të punonte, ishin disa nga arsyet që çuan në marrjen e vendimit për marrjen e një fëmije në përkujdesje. Më 23 shkurt të vitit 2013 në oborrin e tyre mbërritën punonjësit social që në krah mbanin një dy vjeçare, me të nxira në trup, të trembur, dhe në gjendje të keqe shëndetësore. Dy vitet e para të jetës vogëlushja i kishte kaluar e shtrirë në krevat, pjesa tjetër e makthit nëpër të cilin ka kaluar mbetet mister.

Kur rikujtoj e kam shumë të vështirë, por e vërteta duhet thënë. Fëmija ishte e gjitha më nxirje nëpër trup, duart, fytyra. As koka nuk i funksiononte siç duhet, sytë i kishte të paqëndrueshëm. Për të ecur të mos flasim. As nuk hante, as nuk pinte, asgjë nuk funksiononte tek ajo. Fëmija duhet të ndiejë afërsi dhe jo atë afërsi nuk e gjeti tek unë apo tek bashkëshorti im, menjëherë u lëshua tek djali im. 6 muaj, fëmijë 2 vjeçar, e kemi ushqyer me shiringë. E them, sepse më pyetët, nuk po ankohem, nuk ka shans të ndodhë kjo. Për dy vite ne jemi përpjekur ditë e natë që të ndalojmë të qarën e saj, sepse nuk qetësohej. Po te mos më tregoheshin edhe fqinjët të mirë kuptueshëm unë nuk do arrija dot as deri tek ky rezultat.”, pohoi Majmire Ismaili, kujdestare.

Bashkëshorti i zonjës Majmire, Alajdin Ismaili, thotë se shpesh herë njerëzit i kanë paragjykuar për vendimin e marrë.
Unë jam rritur jetim. Kush është rritur jetim le të vendosë dorën në zemër dhe… të mos shikojë a është i varfër a është i pasur. Nuk është gjithçka tek paraja, por tek zemra dhe njerëzia. Kur na erdhi kjo vajzë, na erdhi në shtëpi një dritë.- A do të hiqnit dorë ndonjëherë nga kjo vajzë?- Jo, asnjëherë. Assesi. Edhe sikur të kthehej koha pas, përsëri do e bëja të njëjtën gjë. Ajo në dashtë Zoti, nga kjo shtëpi del vetëm me fustan të bardhë”, tha Alajdin Ismaili, kujdestar.

Fëmija i tr*aumatizuar i para disa viteve për të cilin na flisnin, nuk ishte më. Në oborrin e shtëpisë ne gjetëm një vajzë të qeshur, që njerëzit pranonte t’i përqafonte pasi u nuhaste flokët. Zonja Majmire na tha se i kishte dhuruar me dhjetëra përqafime në ditë që vajza të ndiejë dashur dhe ngrohtësi në atë familje. Ajo uron që çdo familje të marr nismë të përkujdeset për fëmijët e br*aktisur, sepse gjithkush meriton të ketë një familje. Ministria për Punë dhe Politika Sociale informon se në vend janë 214 familje pëtkujdesëse, ku gjithsej janë sistemua 387 fëmijë. Diferenca në moshë midis kujdestarit dhe personit të akomoduar duhet të jetë së paku 18 dhe më së shumti 50 vjet. Në Shtëpinë për Foshnje dhe Fëmijë në Manastir ka 25 fëmijë, nga të cilët 18 fëmijë kanë zhvillimi të vonuar psikomotor.

https://www.youtube.com/watch?v=4kD0q6RI6-I&feature=emb_err_woyt

Baby Boo