E ardhmja evropiane: Kovaçevski fton në takim liderët e partive parlamentare


E ardhmja evropiane e Maqedonisë së Veriut është prioritet dhe duhet të zgjidhet me konsensus të gjerë politik e shoqëror. Kjo është tema e takimit të liderëve të partive parlamentare, për për 7 Nëntor në Kuvend, e ka inicuar Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski për më 07 Nëntor në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ka thirrur takim me partitë politike parlamentare. Në njoftimin e Qeverisë thuhet se qëllimi i këtij takimi pritet të jetë e ardhmja evropiane e vendit, por edhe për vendimet që në periudhën e ardhshme duhet të merren në Kuvend, sic janë ndryshimet kushtetuese me të cilët Bullgarët dhe popuj tjerë duhet të futen në Preambulën e Kushtetutës.

“Takimi i thirrur nga Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, organizohet me qëllim të hapjes së diskutimit për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe për vendimet që në periudhën e ardhshme duhet të merren në Kuvend me një konsensus politik dhe social” – thonë nga Qeveria e RMV-së.

Nismë për takim liderësh, ditëve të kaluara inicuan edhe nga opozita shqiptare, të cilët publikisht dolën me kushtin se do të mbështesin ndryshimet kushtetuese nëse në Kushtetutë ndryshohet formulimi “gjuha që e flasin 20% e qytetarëve” me “gjuhën shqipe”.

Lëvizja Besa paralajmëroi se do t`i ftojnë partitë shqiptare në një tryezë të përbashkët për të diskutuar këtë çështje. /KlanMacedonia/

Baby Boo