Grubi: Kërkojmë bashkimin e votës shqiptare dhe të tjerëve rreth kryeministrit të parë shqiptar


“Që nga viti 2002 BDI, në asnjë moment nuk është kyçur në fushatë të zezë kundër kundërshtarëve të vet politik, por përkundrazi i ka ftuar ata që të bashkohen,të unifikohen dhe ta sfidojnë BDI-në”, kështu ka deklaruar Sekretari i BDI së Artan Grubi.

Ai mes tjerash tha se ne kemi një ofertë të jashtëzakonshme, një program shumë voluminoz, shumë ambicioz dhe shumë modern që do t’ia prezentojmë qytetarëve dhe po kërkojmë bashkimin e votës shqiptare dhe të tjerëve rreth këtij programi dhe rreth kryeministrit të parë shqiptar.

“Nuk do merremi me partitë tjera politike por do t’a prezentojmë ofertën tonë” u shpreh Grubi i BDI së.

Ndryshe nga partitë tjera që synimin e kanë ta fitojnë BDI në, synimi jonë i vetëm është që ta fitojmë besimin e qytetarëve deklaroi Grubi./TetovaSot

Baby Boo