Dyqanxhinjtë e Ohrit duan të punojnë të dielave


Dyqanet e mbyllura në Çarshinë e Ohrit po mbushin vendet turistike në Shqipërinë fqinje, thonë pronarët e dyqaneve të cilët sot me pushtetin vendor dhe bashkë me shoqatat e hotelierëve, zejtarëve dhe shoqatën e hotelerisë ranë dakord që të paraqesin një kërkesë në Kuvend për ndryshimin e ligjit e diela ditë jopune.

“Ndonjëherë nuk e dimë nëse ligji është miratuar shpejt, apo nga njerëz që nuk kanë ardhur fare në Ohër. Të gjitha vizitat për 8 mars nga Serbia po anulohen, kur kuptojnë se Ohri nuk është i hapur të dielave, ata vijnë të shtunën, të hënën ikin, nuk mund të kalojnë tre ditë në një restorant në Ohër”, tha Sonja Josifovska-pronare dyqani.

“Sa njerëz tanë shkojnë në Shqipërinë fqinje për të bërë pazar. Tash kemi nga Prilepi, Manastiri, që vijnë për të pirë kafe, por thonë se nuk ka çfarë të bëjnë dhe shkojnë për 30 km në Pogradec. Në një kohë që për festat dhe fundjava e gjithë Maqedonia vjen këtu, ne gjendemi në situatë ku Ohri është i mbyllur”, tha Maja Bakalova, kryetare e Shoqatës së Esnafësve të Çarshisë së Ohrit

“Së bashku do t’i drejtohemi institucioneve dhe komisionit kompetent. Pavarësisht nëse do të sjellim ndryshime në ligj, apo një zgjidhje të re ligjore, apo do të gjejmë një rrugë krejtësisht tjetër, është e rëndësishme që Ohri ka problem me mos punën të dielave, sidomos gjatë sezonit turistik. Ata kërkojnë që nga ky ligj të përjashtohet jo vetëm Ohri, por edhe të gjitha qendrat e tjera turistike në vend. Domethënë të punohet vazhdimisht nga 1 prilli deri më 31 shtator, si dhe gjatë pushimeve dhe fundjavave të zgjatura”, tha Kiril Pecakov-Kryetar i Ohrit. /Alsat.mk