Dyert e pikave të vaksinimit, të mbyllura deri të hënën


Katër ditë me radhë të gjitha pikat e vaksinimit kundër Kovid-19 në vend do të jenë të mbyllura për shkak të festave.
“Jane Sandanski është njëra nga disa pika të vaksinimi kundër Kovid-19 e cila nga sot e deri të dielën për shkak të festave do të jetë e mbyllur për qytetarët. Gjatë qëndrimit të ekipit të mediave në terren takuam shumë qytetarë të cilët nuk pranuan të prononcohen përpara kamerës, të cilët ishin të interesuar për tu vaksinuar. Disa prej tyre madje kishin termin për dozën e dytë dhe të tretë, por hasën në dyer të mbyllura”.

Ata të cilët nuk mundën të vaksinohen në pikat e tyre më të afërta të vaksinimit udhëzoheshin të shkojnë në poliklinikën e Çairit e cila ka qenë pika e vetme e hapur nga mëngjesi e deri në orën 13:30. Mjekët thonë se shumicën e qytetarëve të vaksinuar i kanë pasur nga komuna tjera të Shkupit, të cilët në pamundësi për t’u vaksinuar në pikat më të afërta, i janë drejtuar asaj në Çair.

Abdylhadi Zendeli, Mjek në Poliklinikën e Çairit
“Të shtunën punohet këtu në Çair, është pika e vaksinimit ku mund të drejtohen të gjithë qytetarët e Shkupit Ditën e shtunë jemi pika e vetme e cila do punojë. Ka pasur edhe nga pikat të tjera qytetarë që kanë ardhur të vaksinohen, nga Poliklinika Jane Sandanski, Bukuresht kanë ardhur këtu te ne janë vaksinuar. Deri tash diku rreth 100 pacientë kanë ardhur të vaksinohen deri tash. Diku 50% e pacientëve janë për dozën e tretë, ndërsa 50% tjetër doza e parë dhe e dytë”.

Festat riorganizuan orarin e punës së pikave të vaksinimit edhe gjatë tre ditëve të shkuara. Ata kanë punuar me orar të shkurtuar nga ora 8.00 – 14.30. Nga e hëna pritet që të gjithë pikat e vaksinimit në vend t’i rikthehen orarit të plotë të punës, respektivisht të jenë të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20 të mbrëmjes. Gjatë javës së ardhshme mjekët presin rikthim të hovshëm të vaksinimit. Sipas Ministrit të Shëndetësisë deri më tani është vaksinuar 50% e popullsisë.

Baby Boo