Vedati: Po e mësoj shqipen pak se na mbyti anglishtja

Vedat Bajrami, i njohur si Vedati i Stupcave shpesh i shfrytëzon rrjetet sociale për të paraqitur situatat aktuale në vend, përmes asaj që ai di të bëjë më së miri, batuta e ironia.
Ai ka arritur që me rolet e tij për vite me radhë të krijojë, jo vetëm një karrierë të suksesshme, por edhe të bëjë për vete njerëz të gjeneratave të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

Aktori arriti të marrë vëmendje së fundi me një fotografi të postuar në Instastory, ku shihet duke lexuar Fjalorin e Gjuhës Shqipe.
“Te mësoj shqipen pak, se na mbyti anglishtja” ka shkruar me ironi në mbishkrimin e fotografisë.
Kjo na bën të mendojmë se ai është nisur nga statuset e të vetëquajturve “VIP-a”, që po postojnë kryesisht në gjuhën angleze.