Dy vëllezër sulmojnë një 42 vjeçar


Policia e Fierit vuri në pranga një 21 vjeçar pasi akuzohet se në bashkëpunim me vëllain e tij ka goditur me sende të forta një person.

Daniel Gj., 21 vjeç, u arrestua në flagrancë, ndërsa vëllai i tij 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia.

Të dy kanë goditur për motive të dobëta 42-vjeçarin, E.A., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Mes tre personave ka pasur konflikte të vazhdueshme, ata janë zënë me njëri-tjetrin edhe para disa ditësh.

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin D.Gj, 21 vjeç, si dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij 27 vjeçar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.A, 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” e kryer në bahkëpunim parashikuar nga Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Baby Boo