Dy të vdekur nga një aksident në rrugën Shtip-Koçan


Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Shtip-Koçan. Sipas informacioneve fillestare nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona.

Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova, ka konfirmuar se në këtë rrugë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Ajo tha për MIA-n se hetimet dhe sigurimi i vendit të aksidentit nga ana e policisë është duke vazhduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:25 mes dy automjeteve të pasagjerëve.

Baby Boo