Kosovë, katër viktima dhe 194 raste të reja me koronavirus


Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga gjithsej 449 testime të realizuara 194 raste kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 81 raste, komuna Podujevë 17 raste, Prizren 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna, Gjakovë 12 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë, Rahovec dhe Zubin Potok.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë shkon në 7.846, nga gjithsej 35.570 testime të realizuara. 196 raste  kanë përfunduar me fatalitet. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 138 pacientë, duke e çuar në 4.267 numrin e rasteve të shëruara, kurse numri i rasteve aktive me Covid-19 është 3.383.

Baby Boo