Dy të vdekur dhe 2 të plagosur, bilansi i përleshjes së armatosur sonte në Shkup


Dy të vrarë – Jeton Krivanjeva i njohur me emrin Zhila, Enes Iseni – Laçi, dhe dy të plagosur rëndë është bilanci i sontëm i një ekzekutimi të rëndë në lokalin “Shisha Bar”, në Kalanë e Shkupit. Gazeta KOHA merr vesh se vrasja kanë qenë më shumë se dy persona, të armatosur edhe me kallashnikov që kanë gjuajtur në drejtim të viktimave. Në vendngjarje tashmë ka dalë policia dhe krim-policia e shoqëruar nga prokurori hetues, ndërsa jozyrtarisht thuhet që viktimat janë të njohur për policinë.

Autorët e vrasjes, siç mësohet tashmë janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa për kapjen e tyre janë alarmuar të gjitha njësitet e policisë.

Baby Boo