Hasani: Rritjen e rasteve e kemi pritur, por jo më këtë trend


Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat gjatë debatit për rritjen numrave të të prekurve me COVID-19 në vend, tha se ata si ministri e kishin pritur një gjë të tillë, por jo me këto trende dhe me këto shifra. Ai tha se shqetësuese është përqindja e lartë e të testuarve që dalin pozitivë. Por ai siguroi se Qeveria i ka marrë të gjitha masat e duhura, biles ndonjëherë edhe më agresive se ç’duhet.

E vërtet, kemi një rritje të madhe të të infektuarëve ditëve të fundit. Ne një gjë të tillë e kishim pritur, por nuk e kemi pritur me këtë trend, me një rritje kaq të madhe. Nuk është rritja e numrit, por përqindja e të testuarve që dalin pozitivë. Nëse analizojmë nëse kemi dështuar me menaxhimin, unë mendoj se kemi marrë të gjitha masat, biles edhe më agresive. Por. shifrat rriten gjithandej dhe jo vetëm në vendin tonë- tha Hasani.

Baby Boo