Dy të tretat e qytetarëve janë për hyrjen e Maqedonisë në NATO, shqiptarët rekord


Më shumë se dy e treta e qytetarëve do të votonte për hyrjen e Maqedonisë në NATO nëse nesër do të mbahej në referendum. Ky është rezultati anketës që ‘Detektor’ e përpunoi me Institutin për Hulumtime Politike Shkup. Sipas këtij hulumtimi, 67.3% e të anketuarve do të japin përkrahje në anëtarësimin në NATO, 14.6% thonë se janë kundër dhe 18.1% nuk kanë përgjigje, njofton Telegrafi Maqedoni. Anëtarësimi në NATO sipas 47.5% të qytetarëve do të sjell investime në ekonomi kurse 30.8% e qytetarëve nuk presim përfitime nga anëtarësimi. Më shumë se gjysma e qytetarëve, apo 50.5% presin që me hyrjen në NATO do të rritet siguria në shtet ndërsa 28.8% nuk i kanë ato pritje. Sipas përkatësisë etnike, shqiptarët janë ata që me shumicë presim siguri më të madhe me anëtarësimin në NATO, apo 66.1% e të anketuarve ndërsa maqedonasit që presim siguri janë 45.8%. Shumica e qytetarëve janë të mendimit se Maqedonia s’ka buxhet dhe kapacitet ta mbajë anëtarësimin në NATO

Baby Boo