“Ngrijnë” nga i ftohti nxënësit në shkollën fillore në Kumanovë


Ish këshilltari komunal Osama Muadini ka reaguar për mos pasjen e drunjve në shkollën fillore në “Bajram Shabani” në Kumanovë.

Osama shkruan: “ Alo KOMUNA! Alo MAKSO!

SH.F BAJRAM SHABANI në mungesë të druve detyrohet të ngrohen me nxemje dytelësh!

Objekti në të cilin mësojnë nxënësit, lëre që nuk i plotëson kushtet elementare dhe i njejti duhej mbyllur shkaku i kushteve sanitare dhe të pastërtisë, por këtë vit Komuna e Kumanovës nuk i paska pajisur as me dru.

Edhe pse çdo vit në buxhetin e shkollës nga Komuna, të paktën në letër, ndahen qindra mijëra denarë për këtë shërbim, por këta mjete Komuna nuk ia lëshon shkollës!

Shpresojmë që moti të ngrohet dhe fëmijët mos të kenë ftoht!”

Baby Boo