Dy të lënduar rëndë në rrugën Gradsko-Negotinë dhe Negotinë-Demir Kapi


Dy persona u lënduan rëndë dje në rrugën Gradsko-Negotinë dhe Negotinë-Demir Kapi. Për të dy ngjarjet sot informoi Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles.

“Dje rreth orës 15:00 në rrugën rajonale Gradsko-Negotinë, automjeti ‘Audi’ me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga I.Gj (49) nga Gjevgjelia, doli nga rruga dhe u përplas në një kanal prej balte. Shoferi pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua në spitalin e Velesit për dhënien e trajtimit mjekësor. Inspektimi është kryer nga një ekip i SPB Veles”, kumtoi Dodevski.

Paraprakisht, në orën 09:00 në rrugën rajonale Negotinë-Demir Kapi, afër vendit të quajtur “Ostrovo”, S.D (69) nga Shkupi, duke drejtuar motoçikletë “tomopar 150T” me targa të Shkupit, ra në rrugë. Ai pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në spitalin në Negotinë. Inspektimi u krye nga ekipi nga SPB Veles.

Dodevski informoi se dje në orën 13:00 në DPB Kavadar, D.T (57) nga Kavadari lajmëroi se rreth orës 10:00 , pas fjalosjes së shkurtër, pati përleshje fizike mes tij dhe fqinjëve të tij të moshës 68 dhe 46 vjeç. Pasi të dokumentohet plotësisht lënda, do të parashtrohet padi adekuate.

Baby Boo