Dy të akuzuar e pranuan fajin për dhunën ndaj Selës


Të akuzuarit Cejo Gjorgjievski dhe Stojan Pavllovski e pranuan fajin për dhunën në Kuvend me 27 prill të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“E pranoj fajin, sipas videos nuk mund të them se jam i pafajshëm. Kjo ka ndodhur për shkak nervozes dhe agresivitetit…”, tha Pavllevski në seancën e sotme gjyqësore.

Për dy të akuzuar vepra” tentativë për vrasje” u rikualifikua në “dhunë”. Ato të gjykohen në procedurë të veçuar nga shtatë të akuzuarit tjerë që ndiqen për tentativvë vrasje ndaj Ziadin Selës.

Baby Boo