Arr*estohen 3 persona nga Tetova, ja për çka akuzohen

ilustrim

Me datë 22.12.2022 në ora 21:30 në rrugën “176” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat R.S.(22) dhe S.A.(29), të dy nga Tetova, pasi në automjetin e tyre “Opel” me targat e regjistrimit të Tetovës, në të cilat ndodheshin, u gjetën mbetje të marihuanës. Njëkohësisht është privuar nga liria edhe N.K.(30) nga Tetova, i cili ka zbritur nga një automjet tjetër dhe ka penguar punonjësit e policisë të ndërmarrin veprime zyrtare. Tek ai gjatë kontrollit është gjet marihuanë. Personat janë ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.

Baby Boo