Dy shoqe të mitura janë larguan sërish nga shtëpia: U raportuan të zhdukur një muaj më parë, por u kthyen vetë


Dy vajza të mitura nga fshati Misleshevë i Strugës raportohet se kanë ikur nga shtëpia, njoftoi sot SPB Ohër.

Rastin në polici e ka denoncuar mbrëmë nëna e njërës prej të miturve.

Mbrëmë në orën 23, LJ.P.(43) nga fshati Moroishtë i Strugës ka raportuar se nga shtëpia e familjes janë larguar vajza e saj T.P.(14) dhe shoqja e saj A.S.(15) nga fshati Lojan i Strugës. Të miturat paraprakisht më herët ishin raportuar se janë larguar nga shtëpia por ishin kthyer, njofton zëdhënësi i SPB-së së Ohrit, Stefan Dimoski.

Policia po merr masa për gjetjen e vajzave, të cilat më pak se një muaj më parë u raportuan të zhdukura, por pas disa ditësh u kthyen vetë në shtëpi. Njëra prej të miturve kishte vjedhur 2000 euro nga shtëpia familjare gjatë largimit të saj të mëparshëm.

Baby Boo