Zelanda e Re raporton rastin e parë të komunitetit me Covid-19 në 6 muaj


Zelanda e Re ka raportuar rastin e saj të parë të komunitetit me Covid-19 në pothuajse gjashtë muaj, njoftuan zyrtarët shëndetësorë të martën. Ministria e Shëndetësisë tha se rasti u zbulua në Auckland dhe nuk kishte asnjë lidhje të njohur me jashtë kufirit.
Rasti i fundit në komunitet u raportua më 28 shkurt. Që atëherë, të gjitha rastet me Covid-19 në Zelandën e Re janë kapur në kufi.

“Një përgjigje e fortë dhe e hershme është mjeti më i mirë për të shuar çdo përhapje të mundshme dhe të gjithëve në Zelandën e Re…”, ka thënë ministria në një deklaratë.
Kryeministrja Jacinda Ardern pritet t’i drejtohet vendit më vonë të martën.
Zelanda e Re, me një popullsi prej rreth 5 milionë njerëz, ka regjistruar gjithsej 2,570 raste dhe 26 vd*ekje gjatë pandemisë.

Baby Boo